E vendosur në lagjen luksoze “Brentwood”, kjo shtëpi ishte vendi i vdekjes së Monroe, në vitin 1962 dhe e vetmja banesë që ajo zotëronte.

Por, papritur erdhi një lajm i trishtuar për adhuruesit e ikonës së viteve 1920 të Hollywood-it. U raportua fillimisht nga “New York Post”, se shtëpia e Marilyn Monroe, në lagjen “Brentwood” të L.A., një strukturë spanjolle e viteve 1920, së shpejti mund të shkatërrohej nga pronari i saj i ri.

Pavarësisht pamjes së saj modeste dhe natyrës jomodeste, shtëpia njëkatëshe prej 2600 metrash katrorë, fitoi famë botërore në vitin 1962 si vendndodhja e vdekjes së papritur të Marilyn Monroe.

Prona e rrethuar me mure dhe porta ishte gjithashtu shtëpia e vetme që zotëronte aktorja legjendare dhe në gjashtë dekada, pasuria është bërë një nga monumentet më të famshme lokale të qytetit.

Blogerja Lindsay Blake publikoi një postim me informacione magjepsëse rreth pronës, duke përfshirë mënyrën se si Monroe vendosi një pllakë mbi derën e përparme ku lexohej “Cursom Perificio” në latinisht – “Udhëtimi im përfundon këtu.”

Ndërsa arkitektura e jashtme e shtëpisë mbetet e ngjashme me atë që u shfaq në vitin 1962, ambientet e brendshme janë ndryshuar. Më e rëndësishmja, kuzhina dhe banjat janë modernizuar dhe shtëpia e miqve është e shkëputur më parë nga shtëpia kryesore.

Megjithatë, shumë veçori origjinale – dritaret me xhama, dyshemetë me pllaka, tavanet me trarë druri janë një dëshmi e epokës së artë të Monroe.

Oborri spanjoll në pjesën e mbrapme ka edhe një pishinë të madhe. Pastaj një lëndinë me bar është e rrethuar nga pemë, gardhe dhe një kopsht agrumesh. Përpara ka një garazh me dy makina.

Në vitin 2014, menaxheri i “Emerald Lake”, Dan Lukas dhe bashkëshortja e tij, Anne Jarmain, paguan 7.3 milionë dollarë për pasurinë e Monroe dhe jetuan ary që nga ajo kohë. Megjithatë, gjashtë muaj më parë, çifti pagoi 13 milionë dollarë për një shtëpi më të madhe në të njëjtën lagje.

Muajin e kaluar, Lukas dhe Jarmain ia shitën në heshtje shtëpinë e Monroe një blerësi që ende nuk është identifikuar publikisht. Ai pagoi rreth 8.4 milionë dollarë për pronën dhe pothuajse menjëherë aplikoi për një leje prishjeje. Por Departamenti i Ndërtimit dhe Sigurisë në L.A. , së fundmi miratoi kërkesën për një “kontroll plani” të banesës, megjithëse ende nuk është lëshuar një leje zyrtare për prishjen e saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: