UEFA ka publikuar ditën e sotme renditjen aktuale të klubeve. Ajo që bie në sy është progresi i skuadrës të Skënderbeut, që nga renditja e kaluar ka fituar 10 vende në tabelë.

Në pasqyrimin e fundit të bërë nga UEFA, korçarët mbanin vëndin e 198 ndërsa tani janë pozicionuar në të 188, kjo falë rezultateve pozitive të marrë në Ligën e Europës.

Të dytët në radhë nga klubet shqiptare renditet kampionët aktalë të Kukësit. Verilindorët mbajnë vendin e 230. Diferenca mes tyre dhe Skënderbeut është plot 42 vende.

Në pozita aspak komode në këtë renditje gjendet skuadra e Partizanit, e cila ndodhet në vendin e 313 me një diferencë 125 vende nga “Ujqërit e Dëborës”. Në rast se Skënderbeu vazhdon të korrë rezultate të tjera pozitive në Europë, kjo diferencë mes këtyre 2 klubeve pritet të thellohet akoma më tepër.

Për sa i përket kreut, ai nuk ka ndryshuar. Reali mban vendin e pare teksa ndiqet nga Atletiko Madrid dhe Barcelona./panoramasport
(BalkanWeb)
