Rob, ish-snajperist i ushtrisë amerikane në Irak, ndihmoi të plagosurit, Zach shpëtoi dhjetëra njerëz, Jonathani u plagos gjatë përpjekjes teksa ndihmonte për të shpëtuar disa fëmijë. Këto janë historitë e disa prej heronjve që dhanë dje ndihmën e tyre në masakrën e Las Vegasit, ku humbën jetën 59 persona.
Sakaq, Jonathan Smith, është një polic, i cili u plagos pasi po u vinte në ndihmë disa fëmijëve. Këta personazhe ndonëse dhjetra persona ecnin të tmerruar mes turmës, duke shpëtuar nga breshëria e plumbave, dhanë ndihëm e tyre.
Stephen Paddock vrau të paktën 59 njerëz dhe plagosi më shumë se 500 të tjerë, pasi qëlloi me mitraloz dhe armë të tjera nga kati i 32-të i një hoteli. Ndërkohë, autoritetet amerikane raportuan dje se deri më tani nuk gjetën asnjë lidhje të agresorit me Shtetin Islamik.
(ed.me/BalkanWeb)