Deputeti Nard Ndoka ka reaguar me anë të një statusi në Facebook për të treguar miqësinë që ka me aktorin e humorit Bes Kallaku. Reagimi erdhi pas rrëfimit të Besit në emisionin ‘Xing me Ermalin’, se shkak për takimin e parë mes tij dhe Xhensilën ishte bërë Nard Ndoka.
E pas kësaj, Ndoka pranon që Besin e ka mik të vjetër, por shton se tani që u martua i ka harruar shokët.
‘Bes Kallaku një humorist ‘bio’, që unë e kam mik prej vitesh, por tashti qe u martua i ka harruar edhe shokët!’, shkruan Ndoka në Facebook.
Por Besi s’ja kursen një përgjigje me humor. Ai thotë se është pikërisht Ndoka që s’ka kohë pqr shokët se do të bëjë opozitë të fortë.
KOMENTET:
Besi: O Nard Ndoka te falenderova publikisht. Nuk kam harru un shoket, thjesht ti je opozitar i forte, edhe nuk te del koha per ne artestet sepse je duke u marre me hallet e popullit
Nardi: Nuk kam ankesa une jo, por shokët!
(m.a/BalkanWeb)