Pasi mori një fitore të madhe në transfertë ndaj Juventusit, Lacio ka vazhduar fitoret përsëri ndaj Kaljarit. 2 golat e Imobiles dhe rrjeta e Bastos, e dërgojnë ekipin lacial në kuotën e 22 pikëve, po aq sa Juventusi.
Strakosha u aktivizua titullar në këtë takim, dhe ishte i gatshëm sa herë u vu në provë, shkruan PanoramaSport.