TIRANE – Këngëtarja Rosela Gjylbegu ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina”, ku rrëfeu për projektet e reja muzikore, punën në Parlament pre 9-vitesh tashmë, por ndau me publikun edhe shumë emocione të jetës familjare.
37d4a881bb81ea4cb19d690bbd5b0a13
I ati i Roselës është ndarë nga jeta pak vite më parë nga një sëmundje e rëndë. Dhe sot, për t’ia risjellë kujtimin e tij të gjallë, në “Rudina” u shfaq një insert ku këngëtarja performonte në skenën e “100 këngët e shekullit”. Në atë kohë, siç rrëfen vetë Rosela, sëmundja sapo kishte dhënë sinjalet e para dhe kurrsesi, as ajo dhe as familja e saj nuk mendonin se fundi do të ishte i dhimbshëm.

Kur pa të atin në skenë duke kënduar pak para se të ndërronte jetë, këngëtarja e pati të vështirë t’i mbante lotët: “Askush nuk e mendonte që gjërat do të shkonin ashtu, ai ishte vital dhe ne të gjithë shpresonim që ai do t’ia dilte”,- tha Gjylbegu, por Zoti për të kishte vendosur.

Sot, nga i ati i saj i ndjerë Rosela ruan kujtimet më të bukura. Porositë e tij për të jetuar denjësisht e me ballin lart, Rosela i ka ndjekur me përpikëri dhe, natyrisht, ai atje lart është krenar për të bijën.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: