SHBA – Ai quhet Mel Bernstein është 71 vjeç dhe konsiderohet si njeriu, që ka më shumë armë në SHBA. Ai jeton në Kolorado në një pronë të tijën, që përfshin një mijë hektar, ku përveç shtëpisë së tij ka gjashtë poligon qitje, ka një fushë paintballi, një muze ushtarak, një fushë të madhe për motocross dhe një dyqan armësh.
71-vjecari thotë se zotëron 4 mijë armë, por AFT( Agjencia e Kontrollit të Armëve) nuk është në gjendje ta konfirmojë sepse në SHBA nuk ka një database për të ruajtur këto informacione.
Bernstein është një figurë shumë e diskutueshme në SHBA, ku qasja e lehtë me armët lidhet me tragjeditë e shumta të ndodhura në vend. Episodi i fundit që ndodhi atje i përket një sulmi me armë në një kishë në Teksas, ku mbetën të vrarë 26 persona.
(er.cu/BalkanWeb)