Një trëndafil i zi dhe fytyra e një gruaje me gishtin në buzë ku shkruhet ‘shhhh’.

Është fotoja e profilit të Maria Concetta Riina, vajza e bosit Toto i cili vdiq në spitalin e të dënuarve në Parma. Poshtë fotos, ka shumë mesazhe ngushëllimi.

Riina kishte katër fëmijë, më e vogla nga vajzat jeton në Corleone, ndërsa e madhja Maria Concetta, është transferuar prej vitesh dhe jeton në Puglia.

Riina, 87-vjeç,  bosi famëkeq i organizatës mafioze Cosa Nostra, u burgos në vitin 1993. Ai po vuante 26 dënime të përjetshme dhe besohet të ketë urdhëruar më shumë se 150 vrasje.
C_2_fotogallery_3084053_1_image
Riina ndodhej prej disa ditësh në koma dhe familjes së tij i ishte dhënë leja për ta vizituar në spitalin e burgut në Parma ku vdiq ditën e djeshme.
(da.xha/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb