Këngëtarja shqiptare nga Maqedonia Besiana Kasami ka qëndruar 24 orë nën arrest në Policinë e Tiranës, pasi kishte përdorur armë gjatë xhirimeve të kripit të saj të ri.
E njohur ndryshe si Big Mama, ajo ka realizuar klipin e fundit në Tiranë në bashkëpunim me humoristin Bes Kallaku dhe këngëtarin Rati.
Ishte vetë artistja ajo që ka vënë në lëvizje policinë me një foto të publikuar në faqen e saj të “Facebook” të shkëputur gjatë momenteve të klipit. Fotoja shoqërohej me shkrimin “Kallash i vërtetë. Ilja dhe Bigi. Mësohet se ajo është liruar më pas falë ndërhyrjes së policisë së Maqedonisë.
(m.k/BalkanWeb)
