TIRANE

Big Mama është një nga personazhet më të dashura të ekranit dhe muzikës. Në daljet e saj, publiku ka vlerësuar gjithnjë sinqeritetin, çiltërsinë dhe spontanitetin për t’u shprehur e rrëfyer pa filtra dhe me shumë humor.

Në një intervistë për “Canapé”, këngëtarja ka bërë një rrëfim për jetën profesionale, televizionin, bizneset por edhe për atë personale. Te kjo e fundit, Big Mama është treguar shumë e rezervuar duke mos u bërë kurrë pjesë e lajmeve rozë për jetën dashurore, por ajo ka një arsye të fortë për këtë.

Unë murgeshë nuk jam. Normale që kam patur njerëz në jetën time, nuk kam qenë gjithë jetën vetëm. Nuk ka qenë jo strategji, por asnjëherë nuk kam dashru të jem në plan të parë me jetën time private apo me të dashurit që kam pasur në jetën time. Gjithmonë jam munduar ta ruaj respektin ndaj familjes time, e kam thënë disa herë, unë vij nga një familje tetovare, një familje qytetare, ku babin e kam patur mbështetjen më të madhe në jetë dhe për një vajzë të dalë nga qyteti i Tetovës, në atë kohë, me përkrahjen e plotë të prindit, ka qenë diçka shumë e madhe dhe asnjëherë nuk kam dashur në këtë anë ta prek prindin tim, familjarët e mi. Pse? Se është normale, një lidhje shkon, funksionon, s’funksionon, nuk dua të jem e arkivuar nëpër rrjete me të dashurit e mi kështu që e kam menduar, nesër ndoshta bëhem nënë apo kam një partner, ato mbetin nëpër internet, nuk dua t’i shohin ato gjëra, mbeten të miat. Jam munduar dhe ia kam arritur sadopak.

A je lënduar nga dashuria?

Më ka goditur normalisht si çdo njeri, por s’ma ndien fort. I harroj shpejt.

Çfarë duhet të ketë burri ideal për Big Mamën?

Ta them më moderne siç e përdorin, duhet të ketë shumë këllqe! Unë jam femër me këllqe kështu që ky është problemi i vetëm, ndoshta unë jam munduar që të funksionojë edhe jam një femër luftarake dhe shumë dominante.

Big Mama e konsideron veten një grua të arrirë tashmë që ia ka dalë e vetme, me sakrifica, me shumë punë e mund që të sigurojë një karrierë të suksesshme. Ajo shprehet se e ndien mungesën e dikujt, por ka disa standarde për personin që do të jetë krah saj.

Mungon një person por kam vendosur ose do të jem me një person tamam, që më respekton dhe vlerëson karakterin tim, tiparet e mia dhe të ketë besim të plotë te unë ose s’i jap mundësinë askujt që të jetë në jetën time.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: