TIRANE- 218 shtetas shqiptarë janë rikthyer ditën e sotme nga vendet e BE-së, pasi tentuan të merrnin azil.
Sipas informacioneve të Policisë së Shtetit, 88 shtetas shqiptarë u deportuan nga Gjermania, ndërkohë 130 u kthyen nga Franca me vullnetin e tyre.
NJOFTIMI I POLICISE
218 shtetas të rikthyer ditën e sotme nga vendet e BE-së, të cilët tentuan azil.
88 shtetas shqiptarë të deportuar nga Gjermania me avion të posaçëm, pasi kishin abuzuar me kërkesa për azil. Ndërsa nga Franca janë kthyer me vullnetin e tyre, 130 shtetas shqiptarë.
Asnjë shans për të fituar azil në vendet e BE-së, mos shpërdoroni para dhe kohë!
(ed.me/BalkanWeb)