Partizani ka marrë një fitore bindëse në transfertë duke mundur Lushnjën me rezultatin e thellë 0-3. Pas barazimit një javë më parë me Skënderbeun në “Selman Stërmasi” të kuqtë e drejtuar nga Sulejman Straova duket se janë kthyer në rrugën e duhur.
Ndeshja në “Roza Haxhiu” u zhbllokua në pjesën e dytë, ekzaktësisht në minutën e 60-të nga kapiteni Idriz Batha. 13-t minuta më pas për të dyfishuar shifrat do të mendonte Gerhatd Progni, ndërsa rezultatin përfundimtar do t’a stamponte Lorenc Trashi pak para fundit.
Lushnja me disfatën e sotme merr humbjen e katërt radhazi në kampionat, duke bërë që të renditet e fundit me vetëm 5-s pikë, ndërsa Partizani pozicionohet në vendin e 6-t me 18-t pikë.
(e.k/BalkanWeb)