TIRANE- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka risjellë edhe njëherë në vëmendje mesazhin që ka përcjellë në fund të fjalës së tij të mbajtur në Pallatin e Kongreseve pë 27-vjetorin e themelimit të PD-së. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, kryedemokrati Basha thotë se një ardhme e re po troket për qytetarët shqiptarë.

“Pikërisht sot ne deklarojmë me përgjegjësi bindjen tonë se fundi i së keqes është më afër se kurrë dhe se një ardhme e re po troket për qytetarët tanë.

Le të jetë kjo festë e 27 vjetorit të PD-së dita e një vendimi të madh në zemrën e çdo demokrati dhe demokrateje për tu bashkuar, për të guxuar për të punuar si asnjeherë tjetër për këtë ditë të re.
Rroftë Partia Demokratike! Zoti e bekoftë Shqipërinë!”, shkruan Lulzim Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: