Futbollisti i Crystal Palace në “Premier League”, Jason Puncheon, nuk i ka aspak punët mirë pasi ka përfunduar i arrestuar nga policia. Gjatë fundjavës 31-vjeçari i cili është edhe njëkohësisht kapiteni i klubit është përfshirë në një sherr mes dy femrave në klubin e natës ‘Mishiko’, nga ku më pas edhe është arrestuar.
Në njoftimin e policisë thuhet: “Jason Puncheon, 31 vjeç, nga Kingsëood, është akuzuar për prishje të rendit publik, duke shkaktuar frikë dhe provokim të dhunës, posedim të një arme dhe sulm në grup”.
Crystal palace po kalon një moment tepër negativ në kampionat dhe për të vërtetuar këtë mjafton fakti se të shtunën ndaj Leicester morën fitoren e parë që nga prilli. Në këtë sfidë Puncheon nuk ishte në fushë dhe ndaj tij tani klubi po mendon të marrë një masë ndëshkimore.
Kjo është e keqja më e vogël pasi futbollistit përkohësisht është lënë i lirë, por duhet të paraqitet në gjyq në datën 5 janar.
(e.k/BalkanWeb)
