GJERMANI-Dy anije të marinës ushtarake gjermane mundësuan sot shpëtimin e rreth 400 imigrantëve në Mesdhe, njoftoi qeveria gjermane.

”Operacioni i parë u zhvillua në mëngjes, rreth 250 kilometra në jug të ishullit italian të Lampeduzas”, deklaroi një zëdhënës i ministrisë gjermane të Mbrojtjes, në një konferencë shtypi.

”Rreth 200 imigrantë ndodheshin në bordin e një barke prej druri. Ne kemi marrë rreth orës 09:00 një telefonatë urgjente nga autoritetet italiane duke na bërë të ditur se një anije kishte kërkuar ndihmë”, theksoi zëdhënësi.

”Më vonë, gjatë një operacioni të dytë një anije tjetër iu erdhi në ndihmë 180 personave që ndodheshin në bordin e dy gomoneve, rreth 70 kilometra nga brigjet libiane”, sipas një zëdhënësi të Ministrisë së Mbrojtjes.

Sipas ministrisë, të gjithë personat e shpëtuar do të dërgohen drejt brigjeve të Italisë në koordinim me autoritetet italiane.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: