Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon ka kërkuar hetim transparent dhe objektiv të ngjarjeve në Maqedoni, siç është kriza në Kumanovë. Ai shprehu shqetësime për situatën e krijuar dhe bëri thirrje për përmbajtje.

“Sekretari i përgjithshëm fuqimisht mbështet thirrjet e BE-së dhe të anëtarëve të tjerë të bashkësisë ndërkombëtare të cilët i kanë bërë thirrje autoriteteve dhe të gjithë udhëheqësve politik që të bashkëpunojnë për të kthyer stabilitetin dhe plotësisht të hetojnë ngjarjet në mënyrë objektive dhe transparente”, thuhet në komunikatën e zyrës së sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, raporton preshevajone.

Në këtë situatë kërkohet që të tregohet përmbajtje maksimale dhe të shmanget retorika që do të mund të eskalonte tensionet. 

 

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: