DUBLIN-Bashkimi Evropian duhet të bëjë më shumë përpjekje për të ndihmuar imigrantët që kalojnë Mesdheun, theksoi sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, ndërkohë që një operacion detar ushtark nga BE pret dritën e gjelbër të Kombeve të Bashkuara.

”Evropa mund të japë më shumë ndihmë”, deklaroi ai në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministren irlandeze, Enda Kenny duke i kërkuar riforcim të operacioneve të shpëtimit në Mesdhe.

“Iu kërkoj drejtuesve evropianë të zgjidhin këtë problem në mënyrë të plotë dhe kolektive”, shtoi ai duke nënvizuar se çdo qasje duhet të merret me rrënjët e problemit në vendet e origjinës.

Bashkimi Evropian miratoi javën e kaluar krijimin e një operacioni detar ushtarak për të luftuar trafikantët.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare për imigracionin, më shumë se 34 500 imigrantë kanë mbërritur në Itali që prej fillimit të vitit dhe rreth 1 770 kanë humbur jetës ose janë zhdukur në det.

(a.n/AFP/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: