BELGJIKË- Një shpërthim i fuqishëm në një ndërtesë, tronditi qytetin e Antwerpit në Belgjikë. Shpërthimi përfshiu një ndërtesë, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e tij, por policia e përjashton mundësinë e një sulmi terrorist.Mendohet se rreth 20 vetë kanë mbetur të dëmtuar nga ky shpërthim, por autoritetet dyshojnë se ka ende njerëz nën rrënoja.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat e policisë dhe ato të zjarrfikëses, që po i vijnë në ndihmë banorëve të ndërtesës, por edhe të ndërtesave përreth vendit ku ndodhi ngjarja.
(i.ç/BalkanWeb)