Ka patur shumë zhvillime interesante kohët e fundit në familjen Xhaka dhe nuk bëhet fjalë për merkaton e transferimeve.
Pas fejesës së Taulant xhakës pak ditë më parë sot ka qenë radha e vëllait më të vogël, Granitit, i cili ka lidhur kontratën e përjetshme me bashkëshorten e tij Leonitën.
Dy të rinjtë e zhvilluan ceremoninë e martesës në verën që lamë pas por sot ka ardhur edhe celebrimi zyrtar. Gjithçka zbulohet nga disa foto të publikuar nga futbollisti i Arsenal në rrjetet sociale ku shkruan: “Jo vetëm tre vite të mrekullueshme së bashku, por sot ajo bëhet edhe zonja Xhaka.”
(e.k/BalkanWeb)