Ajo njihet për stilin e saj të veçantë dhe gjithmonë di të qëllojë në shenjë. Bëhet fjalë për këngëtaren Orgeza Zaimi.
E për të folur më mirë rreth kësaj teme, këngëtarja ka qenë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Pasditja ime” në RTSH1-HD me Eraldo Rexhon. Orgesa shkoi në studio bashkë me disa nga veshjet e saj, ndërsa zbuloi edhe detaje të veçanta rreth vetes që ne si dinim.
Mes shumë të tillave ishte edhe fakti se Orgesa kishte zgjedhur që fustanin e fejesës ta blinte tek “Gabi”. “Këtë e kam blerë në dyqane të dorës së dytë ose, siç i thonë në Shqipëri, tek “Gabi”, por mua më pëlqen shumë dhe më ka qëndruar shumë bukur në trup”, – tha Zaimi, ndërsa tregonte fustanin e kuq.
(ed.me/BalkanWeb)