TIRANE

Kur i gjithë globi bën numërimin mbrapsht me urimin për një vit të ri të mbarë, këngëtares Orgesa Zaimi i duhet të jetë duke kënduar mes njerëzve që festojnë. Duke folur për “Vila24”, moderuar nga Anila Çela, ajo ndan për herë të parë me publikun një rrëfim emocionues.

“Këtu prekem”- thotë ajo, ndërsa shton se mezi pret të përqafohet me fëmijët dhe bashkëshortin mëngjesin e 1 Janarit.

“Kur akrepat takohen, kjo është shumë e vështirë. Mbyll sytë kur është momenti i shpërthimit të fishekzjarreve dhe uroj të jemi gjithmonë të lumtur”- thotë Orgesa e cila duket se ka edhe një parim të cilit i ruhet me shumë kujdes; balanca për ta jetuar bukur, qetësisht e për vete gjithçka në familjen e saj.

Në një bisedë për të njohur shpirtin festiv, Orgesa tregon pa rezerva se cilat janë dhuratat që kanë për fëmijët dhe pse të shoqit Mentorit i qëllon gjithmonë “e njëjta”.

Më tej këngëtarja flet për raportin e ngushtë që ka me babain dhe se çfarë ndodh kur bëhen bashkë, po edhe për specialitetin e menusë së gatimeve, kur thotë se i pëlqen tradita tek i shoqi në Kukës, edhe pse vete ende nuk ka mësuar të bëjë byrek.

Orgesa Zaimi është ndër zërat më të veçantë të muzikës shqiptate, ku edhe tekstet e këngëve bëjnë diferencën.

Orgesa Zaimi, e përzgjedhur për edicionin special festiv në “Vila24”, u ndal edhe tek muzika dhe këngë që kanë shënuar etapa të rëndësishme në jetën e saj, duke ndaluar gjatë tek hiti “Verën ku ma le?”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: