TIRANE- Opozita e bashkuar zhvilloi sot një protestë në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në kryeqytet kundër qeverisë ‘Rama 2’. Mijëra njerëz të ardhur nga qytete të ndryshme marshuan në bulevard në shenjë revolte kundër keqqeverisjes.
Gjatë fjalës së tij, kreu i PD Lulzim Basha kërkoi largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë dhe zëvendësimin me qeveri anti-mafia që do të luftojë krimin. Për mbarëvajtjen e protestës ishin angazhuar rreth 1500 forca policie dhe ajo u mbyll pa incidente.
Pas mbylljes së protestës pa incidente dhe shpërndarjes së njerëzve ajo që ka mbetur në bulevard janë pankartat dhe simbolet me të cilat qytetarët e thirrur nga opozita protestuan. Punonjësit e bashkisë së Tiranës kanë nisur menjëherë punën për pastrimin e rrugëve.
(d.d/BalkanWeb)