Presidenti aktual dhe njëkohësisht kandidati për kreun e FSHF-së, Armando Duka, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka zbuluar disa të dhëna që sipas tij e bëjnë atë njeriun e duhur për të drejtuar edhe një herë institucionin e futbollit për 4 vitet e ardhshme.
Postimi i Armando Dukës
Me 10 mijë Marka gjermane, të ardhura nga sponsorizimet, e gjetëm futbollin shqiptar në vitin 2002. Falë menaxhimit shumë më të mirë të FSHF dhe përkushtimit për të siguruar mbështetjen e duhur për futbollin, sot kemi arritur në 3.35 milionë Euro të ardhura, ose 335 herë më shumë.
Për të gjithë ata që mendojnë se 4 mandate në krye të FSHF janë shumë, dua t’ju kujtoj se janë shumë herë më të mëdha punët dhe rezultatet që kemi arritur së bashku me komunitetin e futbollit. Do të vazhdojmë të punojmë fort në 4 vitet e ardhshme, për të bërë më të mirën për futbollin.
(e.k/BalkanWeb)