TIRANE- Një 54-vjeçar është gjetur i pajetë në liqenin e Stërmasit, ndërsa thuhet se kishte shkuar aty të peshkonte. Ngjarja e rëndë ndodhi në datën 30.
Burime zyrtare nga policia e Tiranës bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A.H, banues në fshatin Mjull Bathore të Farkës. Nga hetimet, nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa mendohet se 54-vjeçari ka rënë aksidentalisht në liqen teksa peshkonte.
Njoftimi i policisë
Më datë 30.01.2018, në liqenin e fshatit Stërmas, është gjetur i mbytur shtetasi A.H, vjeç 54, banues në fshatin Mjull Bathore, Farkë. Paraprakisht dyshohet se shtetasi A.H kishte qene duke peshkuar dhe se vdekja ka ardhur si pasoje e shkaqeve aksidentale, pasi ne trupin e viktimes nuk jane konstatuar shenja dhune apo nga ndonje faktor tjeter i jashtem. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime te metejshme.
(ed.me/BalkanWeb)