Shtatë persona janë zhdukur pasi një cisternë me flamur të Koresë së Jugut me një ekuipazh prej 11 personash u mbyt në brigjet e Japonisë, sipas transmetuesit publik japonez NHK. Katër marinarë u shpëtuan, njoftoi televizioni publik japonez.

Ekuipazhi informoi rojet bregdetare japoneze se anija po përmbysej dhe ata kërkuan ndihmë pranë ishullit Mutsure, në brigjet jugperëndimore të Japonisë.

Pamjet e transmetuara nga rrjeti tregojnë trupin e kuq të cisternës, një varkë shpëtimi dhe një anije të rojes bregdetare japoneze, si dhe një helikopter që fluturon mbi zonë.

Deri më tani, mbetet e paqartë se çfarë lloj produktesh kimike mbante anija, as nëse ka rrjedhje ngarkesash apo karburantesh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: