SHBA – Kim Kardashian di si të tërheqë vëmendjen. Së fundi show-girl-ja amerikane ka acaruar jo pak njerëz me foton e fundit që ka postuar në Instagram.
Në të ajo shfaqet duke pozuar para pasqyrës teksa heq recipetat dhe foton ia ka bërë North, vajza e saj 4-vjeçare.
“E bërë nga North”- shkruan Kim Kardashian poshtë fotos.
E mesa duket fansat nuk e kanë pritur aspak mirë këtë gjë. “Pra tani fotot e tua provokuese t’i bën vajza?” – shkruan dikush. Ndërsa një tjetër thotë: “Kim unë të dua vajzë por shkove shumë larg duke përfshirë dhe North këtu.”
North është vajza e parë e çiftit Kim & Kanye. Ata kanë dhe një djalë të quajtur Saint dhe vajzën e vogël e cila erdhi në jëtë në muajin janar, Chicago.
(er.cu/BalkanWeb)