TIRANE – Këngëtarja e njohur Elvana Gjata ka pranuar sonte publikisht në “Xing me Ermalin” se është në një lidhje të re dashurie. Ajo është pyetur me shaka nga moderatori, të cilin e kishte ftuar në shtëpinë e saj, se edhe sa kohë mendon të qëndrojë beqare.
“Po mirë mi goc, vajte 62 vjeçe dhe beqare mbete tërë jetën”,-i ka thënë Ermali-Elvanës. Elvana është përgjigjur me titullin e një prej këngëve të saj të reja të albumit “3”.
“Mesa duket gjërat kanë ndryshuar. E ke parasysh kur ke një gjë të mirë dhe s’do ta…ke frikë”,-është shprehur Elvana. Elvana ka vijuar më tej të tregojë më shumë për djalin që i ka rrëmbyer zemrën.
“Unë mendoj që Zoti është treguar shumë i mirë me mua, më ka sjellë një fat shumë të mirë”,-vijoi Elvana më tej. Nga ana tjetër Ermali e uroi: “Hajde në dasmë o Zot”.
(BalkanWeb)