KRUJE– Një 22-vjeçar është gjetur i vrarë mëngjesin e sotëm brenda automjetit të tij. Shtetasi Ledi Cypi nga Kruja u gjet i pajetë në makinë nga të afërmit e tij.
Mësohet se 22-vjeçari kishte dy ditë që ishte kthyer nga Italia.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Gramëz.
Trupi i pajetë i 22-vjeçarit është dërguar në Tiranë për të kryer ekspertizën, ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.
(el.sp/BalkanWeb)