Prezantuesi, Ardit Gjebrea ka reaguar përmes një statusi në Facebook për aksidentin e rëndë në aksin Shkodër-Velipojë, ku humbën jetën babai me dy fëmijët e mitur, ndërsa është në gjendje kritike për jetën vajza tjetër 10-vjecare.
Statusi i plote:
Sapo lexova për aksidentin në rrugën Shkodër – Velipojë… Ka humbur jetën një baba me djalin 8 mujash dhe më vonë edhe vajza 5 vjeçe. Ndërkohë bashkëshortja e tij dhe vajza tjetër 10 vjeçare po luftojnë me vdekjen.
Çfarë dhimbje ndjeva!
Gjysmohet një familje me rrezikun të shuhet fare!
Nuk i njoh, por fort po lutem: Prehuni në paqe dhe Zot shpëtoje vajzën me nënën!
(d.d/BalkanWeb)