Mbrëmja finale e Fest 62 dhuroi një spektakël absolut, mbushur me emocione, ndërsa ishin të shumtë personazhet e njohur të botës së spektaklit, artit e showbizit shqiptar që e ndoqën atë drejtpërdrejtë nga Pallati i Kongreseve.

Moderatori Ardit Gjebrea vlerësoi realizimin e Festivalit, teksa tha se rikthehet për ta shijuar natën finale live pas shumë vitesh.

“Pas kaq vitesh rikthehem për të shijuar Festivalin e Këngës në Televizion. Do të doja të uroja me zemër stafin realizuar sepse unë ç’do të thotë të bësh një festival kështu që duke filluar që nga drejtori Alfred Peza, Orkestrës, regjisori Pali se nuk dua t’i marr me radhë pasi nuk dua t’i humb rëndësinë askujt. Të gjithë ju uroj për punën dhe mundin”, u shpreh moderatori Ardit Gjebrea.

Piktori Helidon Haliti po ashtu vlerësoi organizimin ndërsa u shpreh se këtë vit Festivali erdhi me risi.

“Kishte jashtëzakonisht dritë, organizim dhe prurje absolute. Falenderojmë RTSH-në pasi për 62 vjet na sjell këtë festival, por ketë herë kishte risi të jashtëzakonshme”.

“Ne e shijuam, akoma më shumë me fituesen që do na përfaqësojë në Eurovizion Besa Kokëdhima”, u shpreh regjisorja Elma Doresi.

Festivali i 62 i këngës ka patur një impakt të jashtëzakonshëm duke rrëmbyer zemrat e të gjithë shqiptarëve.

Mat Retkoceri me këngën “Çmendur” u shpall fituesi i Festivalit të 62 të Këngës në RTSH. Në vend të dytë u rendit këngëtari Tiri Gjoci me këngën “Në Ëndërr”, ndërsa në vend të tretë artisti nga Kosova Shpat Deda.

Sakaq, votat e publikut shpallën fituese këngën e interpretuar nga Besa Kokëdhima, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës në Malmo të Suedisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: