Barazimi në Laç nuk është përtypur mirë nga drejtuesit e Luftëtarit, pasi skuadra ka qenë në avantazh 0-2, dhe në fund rezultati është barazuar.
“Panorama Sport” mëson se pak minuta më parë presidenti Tavo ka mbledhur stafin teknik për të analizuar situatën dhe veprimet e disa lojtareve.
Mësohet se mesfushori Aleksi është gjobitur me shumë të majme për shkak të debateve që ka patur më gjyqtarin e takimit dhe kartonin e kuq që mori.
Ndërkohë, pritet një penalizim i rëndë i rëndë për portierin Ruçi. Nuk përjashtohen mundësia që të ndëshkohen edhe disa lojtarë të tjerë, që nuk kanë patur impenjimin e duhur ndaj Laçit.
(BalkanWeb)