LUSHNJE-Një aksident me pasojë një të vdekur ka ndodhur rreth orës 11:45, në fshatin Fier i Ri në Lushnje.
Një mjet tip ‘Benz’ i drejtuar nga Serjan Arapi, 32 vjeç, banues në Lushnje, ka përplasur një 42 vjeçar që udhëtonte me biçikletë.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i biçikletës Agron Sema nga Krutja.
Policia shoqëroi në Komisariatin e Policisë Lushnje drejtuesin e makinës, Serjan Arapi dhe po kryhen veprimet proceduriale.
(d.d/BalkanWeb)