Gabriel Barbosa në janar u rikthye në Brazil te Santos pas periudhës së keqe të kaluar në Europë, si me Inter-in ashtu edhe me Benfica-n.
Dështimi më i bujshëm në Itali i sezonit të kaluar duket se ka rigjetur veten, pasi deri më tani ka shënuar 3 gola me Santos-in. Me golat duket se ka ardhur jo vetëm qetësia, por edhe një sukses i jashtëzakonshëm në fushën e marketingut.
Siç ka bërë të ditur “GloboEsporte”, lojtari po regjistron shifra mbi normalen në marketingun e klubit brazilian.
30% e shitjeve totale vijnë nga fanella e Gabriel, gjë që tregon sa shumë e duan tifozët e Santos. Në dy javët e fundit numri i fanellave të shitura ka arritur 50% e totalit të shitjeve.
(e.k/BalkanWeb)