TIRANE- Në përfundim të Samitit të SEEPC-së që zhvillohej në Tiranë kryeparlamentari Meta i shoqëruar nga Kreu i Kuvendit të Kosovës bënë me dije se është arritur që Kosova të jetë anëtare e barabartë me shtetet e tjera dhe do marrë pjesë në institucionet rajonale
“Arritje historike e integrimit të Kuvendit të Kosovës në institucionet rajonale. Pati një deklarim të suksesshëm për të pranuar Kosovën me të drejta të barabarta në të gjithë aktivitetet e Asamblesë Parlamentare te SEEPC”-, tha Meta.
Kjo sipas tij, do ti shërbejë të ardhmes si dhe do ndihmojë përshpejtimin e procesit të integrimit të rajonit tonë.
Pas falënderimeve, zoti Veseli tha se ishte një “Vendim i historik, për arsye se Kuvendi i Republikës së Kosovës anëtarësohet në një organizatë të tillë ndërkombëtare”.
(ma.ar/BalkanWeb)