Shpenzimet marramendëse i janë kthyer kundër krerëve të Paris SG të cilët pas eliminimit nga “Champions League” po përballen me kritika të shumta.

Së fundmi Bernard Tapie, ish-president i Olimpique Marseille, ka kritikuar modelin sportiv të ekipit të Paris SG, me Nasser Al-Khelaïfi si përgjegjësi maksimal.

“Ata që udhëheqin PSG-në janë krerë të naftës, nuk duhet të punojnë kurrë në këtë mënyrë. Të gjithë fuqinë duhet t’ia japin dikujt, që e di se çfarë është futbolli, i cili vibron për të dhe ka njohuri.

Bosi është ai që paguan, emiri i Katarit nuk është pjesë e ekipit”, tha Tapie.

“Futbolli është një sport kolektiv, por për PSG-në duket se është një sport individual. Te Real Madridi luajtën edhe lojtarë të rinj, të cilët nuk ishin më të mirët, por ka një kulturë të ekipit dhe gjithkush i përmbahet projektit. PSG-ja, nga njëra anë është Mbappé, në anën tjetër një lojtar tjetër… Ata duhet të jenë plotësues dhe ky rregull nuk është plotësuar te PSG-ja”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb