E ardhmja e Mbappe-s mbetet sekreti i ruajtur më së miri në botën e futbollit. Një eliminim i mundshëm nga Liga e Kampionëve mund të kishte shkaktuar një sërë ngjarjesh që do ta ndihmonin në sqarimin e tij, por PSG do të jetë në vazon e dytë.

Kylian Mbappe nuk po kalon momentin më të mirë në kryeqytetin francez. Largimi i tij pas fishkëllimës së fundit ndaj Dortmundit dhe mosmarrëveshjet e tij me një pjesë të stafit për të mos kërkuar golin e dytë janë vetëm një episod më shumë për sulmuesin francez në muajt e fundit.

Në verë, shumë rrugë ishin të hapura për të finalizuar largimin e tij. Arabia Saudite ka vënë shumë bast për ardhjen e francezit dhe tani këtë e konfirmon drejtori i Ligës Pro Saudite.

“Me Mbappen biseda është e hapur, por ne nuk e dimë se çfarë dëshiron të bëjë. Pozicioni ynë është shumë i qartë: secili prej këtyre llojeve të lojtarëve e di se ku jemi,” – tha Michael Emenalo, në lidhje me shanset e Kylian për të arritur ndonjë klub saudit.

“Nëse ka ndonjë mundësi apo interes që Mbappé të jetë pjesë e asaj që po ndërtojmë, tani apo në të ardhmen, ne nuk mund ta refuzojmë këtë mundësi. Ai është një lojtar që unë e dua”, shpjegoi drejtori i ligës saudite.

Oferta e paraqitur nga Al-Ittihad verën e kaluar ishte rreth 200 milionë neto në sezon për futbollistin dhe një shumë e ngjashme për klubin e tij të origjinës, PSG.

Emenalo ka konfirmuar gjithashtu se negociatat me futbollistin ishin të vërteta dhe se ylli i ‘Les Bleus’ dëgjoi kushtet që i propozuan: “Nuk mund të them sa e thellë ishte biseda. Por ka pasur interes nëse futbollisti ishte gati për të ardhur, ishte një klub gati për ta mirëpritur dhe për t’i bërë vend atij në skuadrën e tyre.”

Në Arabinë Saudite ata jo vetëm që e presin Mbappé krahëhapur. Dëshira tjetër e madhe e kompeticionit është Mo Salah, lojtari më i rëndësishëm afrikan në skenën botërore.

Liverpool refuzon të shesë yllin e tij kryesor dhe liga saudite nuk ka ndërmend të prishë marrëdhëniet me këtë lloj klubi evropian. “Ne i respektojmë ata dhe në këtë skenar iniciativa nuk do të vijë nga ne.

Michael Emelano ishte përgjegjës për nënshkrimin e lojtarit egjiptian për Chelsea kur ai ishte drejtor sportiv i klubit blu. “Është diçka personale, më pëlqen shumë. Një lojtar i këtij niveli dhe talenti, është normale që liga e tij dëshiron ta mbajë”, tha drejtori i ligës saudite.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb