Mbrojtësi turk i skuadrës së Besiktas, Caner Erkin, rrezikon të dënohet me 2 vite burg si shkak i fyerjes që futbollisti i ka bërë gjyqtarit në takimin kundër Basaksehir më 23 tetor.
Arbitri Mete Kalkavan e ndëshkoi 29-vjeçarin me karton të verdhë dhe ky i fundit i acaruar nuk e ka kursyer gjuhën ndaj tij. Sipas “Anadolu” gjyqtari nuk i ka kapërdirë fjalët e ish-futbollistit të Inter të cilin e ka paditur në gjyq.
Akuza me të cilën Erkin përballet është ajo e fyerjes ndaj një “funksionari me përgjegjësi për të ruajtur rendin publik” dhe masa ndëshkimore është 2 vite burg si dhe një gjobë e majme.
(e.k/BalkanWeb)