DURRES- Dy nxënës nga Durrësi akuzohen për vendosjen e një pako të dyshimtë në katin e dytë të shkollës 9-vjeçare “Bajram Curri” në këtë qytet. Ngjarja ka ndodhur në 23 mars të këtij viti, ndërsa për dy nxënësit E.K, 16 vjeç, dhe E.Ll, 15 vjeç, ka nisur sot procedimi në gjendje të lirë.
Adoleshentët akuzohen se kanë vendosur në ambientet e shkollës një pako e dyshimtë me një celular sipër,dhe paraprakisht është dyshuar për lëndë eksplozive .
Nga Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në bashkëpunim edhe me Prokurorinë,pas një hetimi dy mujor është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe zbulimi i autorëve,që përkatësisht janë shtetasit: E.K. 16 vjeç,banues në Durrës; E.Ll. 15 vjeç, banues në Durrës.
Sipas policisë së Durrësit, dy adoleshentët, nxënës të shkollës “Bajram Curri”, kanë pranuar autorësinë e ngjarjes dhe do të ndiqen në gjendje të lirë,për shkak të moshës së mitur.
Ndërkaq, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Durrës,për veprime të mëtejshme për veprën penale “Përhapja e informative të rrema që ngjallin panik” parashikuar në nenin 267 të Kodit Penal.
(el.sp/BalkanWeb)
