Kemi dëgjuar jo rrallherë që futbollistë të ndryshëm i shmangem grumbullimit me kombëtaren duke paraqitur raporte mjekësore, por së fundmi ka edhe nga ata që zhduken pa lënë gjurmë.
Ky është rasti i futbollistit të Manchester City-t, Yaya Toure, i cili nuk është paraqitur në grumbullimin e kombëtares së Bregut të Fildishtë pavarësisht se ka marrën një ftesë nga trajneri Ibrahim Kamara.
35-vjeçari kishte dhënë më parë dorëheqjen nga kombëtarja, por duke parë momentin e vështirë që po kalon Bregu i Fildishtë trajneri i ndryshoi mendjen futbollistit për të ndihmuar me përvojën e tij.
Nga raportimet e fundit thuhet se Toure ka humbur gjurmët dhe nuk e ka informuar trajnerin për mungesën e tij. Bregu i Fildishtë do të luajë një miqësore me Togon.
(e.k/BalkanWeb)