Bregu i Fildishtë është finalistja e dytë e Kupës së Kombeve të Afrikës. Edhe pse kaloi grupin vetëm si vend i 3-të, kombëtarja e njohur përmirësoi ndjeshëm veten, teksa në gjysmëfinale mundi 1-0 Republikën Demokratike të Kongos.

Në Stade Olympique Alassane Ouattara (Abidjan), në pjesën e parë, Kessie me shokë hasën mjaft vështirë, pasi nuk goditën asnjëherë portën e kundërshtarit. Për të ardhur te goli, sulmuesi i Dortmund, Haller zhbllokoi takimin në minutën e 65-të.

Finalja e madhe do të jetë mes Bregut të Fildishtë dhe Nigerisë. Nuk mund të lihet pa përmendur fakti se Kongo dhe Afrika e Jugut do përballen për vendin e 3-të.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb