UASHINGTON- Banka Qendrore Amerikane publikoi sot parashikimet e saj të rritjes ekonomike të SHBA-së, për vitin 2018 dhe 2019 duke iu afruar pak më shumë objektivit të presidentit Donald Trump, por i lë të pandryshuara pritshmëritë e saj për inflacionin.
Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) amerikan duhet të progresojë me 2,7% këtë vit, ose 0,2% më shumë nga se parashikohej në dhjetor, sipas parashikimeve të reja të Komitetit të Politikave Monetare të FED-it (FOMC).
Ndërsa vitin e ardhshëm pritet të rritet me 2,4% (+0,3%). Nëse ky progres konfirmohet, rritja ekonomike amerikane do të afrohej edhe më shumë me pritshmëritë e administratës Trump që kërkon të arrijë nivelin e 3% dhe në mënyrë të qëndrueshme./Ata
(BalkanWeb)