* Letizia, pjese e klanit Quaqquarone në Napoli
*Letizia, Hyrje daljet nga 11 prilli deri ne 27 maji
*Mentor Lufi ishte kthyer nga Holanda 11 ditë para se të vritej
Nga: SPARTAK KOKA*TIRANË-Në inervalin kohor të 50 ditëve të fundit Salvatore Letizia ka hyrë dhe ka dalë në Shqipëri plot 4 herë duke qëndruar 19 ditë deri të mërkurën e 27 majit ditë në të cilën u arrestua 7 orë pas mbërritjes në Rinas. Salvatore Letizia 34 vjeç njihet si pjesë e klanit Quaqquarone në Caserta dhe një pikë e rëndësishme referimi për Kamorrën marcianeze. Gjithashtu nga polici mësohet se Mentor Lufi kishte 11 ditë që ishte kthyer nga Hollanda.
Salvatore Letizia djali i një prej ish bosëve të mafias Kamorreze të Marcianezes vitet e fundit ishte bërë pjesë e klanit Quaqquarone, në provincën Caserta e cila ndodhet pranë Napolit. Sipas të dhënave nga oficerët e policisë gjyqësore Letizia dyshohet të ketë vrarë njërin prej viktimave.
News 24 zbardh të gjtiha lëvizjet e Salvatore Letizias në shqipëri.
34 vjeçari Letizia ka hyrë për herë të parë në shqipëri 3 ditë pasi shoku i tij, Durim Sula vëllai i Besnik Sulkes u vra në mes të Rotterdammit (6 prill 2015). Në inervalin kohor të 50 ditëve të fundit Salvatore Letizia ka hyrë dhe ka dalë në Shqipëri plot 4 herë deri të mërkurën e 27 majit ditë në të cilën u arrestua 7 orë pas mbërritjes në Rinas, si i përfshirë në ngjarjen e ndodhur në bulevardin zogu i parë.
HYRJE DALJE
09.04.2015 11.04.2015
17.04.2015 24.04.2015
30.04.2015 03.05.2015
15.05.2015 20.05.2015
27.05.2015 /ora 11:23 Arrestuar ora18:35
Salvatore Letizia 34 vjeç sipas mediave italiane nihet si pjesë e klanit Quaqquarone në Caserta dhe një pikë e rëndësishme referimi për Kamorrën marcianeze
Salvatore Letizia është i biri i Biagio Letizia për të cilin në sistemin penal italian, janë të shënuara shumë ngjarje të rënda kriminale ku ka qënë i përfshirë .
Biagio Letizia u ekzekutua bashkë me gruan e tij vite më parë nga grupi rival Mazacane .
Jo rastësisht, Salvatore Letizia u detyrua të bëhej pjesë e grupit Quaqquarone kundër Mazzacane që kishte vrarë babanë dhe nënën.
Kamorra e Marcianizës themelore, u nda në dy grupime Mazzacane dhe Quaqquarone.
News24 zbardh dhe hyrje daljet e Mentor Lufit gjatë vitit 2015. 39 vjeçari kishte 11 ditë që ishte kthyer në Shqipëri pas largimit dy javor drejt Belgjikës dhe Hollandës.
Sipas informacioneve zyrtare nga policia e shtetit bëhet me dije se Mentor Lufi dy ditë pas u vra Në Ridderkerk të Rotterdamit në Hollandë Durim Sula vëllai i besnik slukës është larguar drejt italisë për tiu ruajtur ndonjë hakmarrje të mundshme .
HYRJE DALJE
30.01.2015 11.02.2015
30.03.2015 08.04.2015
20.04.2015 29.04.2015
16.05.2015 Vrare 27.05.2015
Mentor Lufi është djali i Lekë Docit nga zona e Lurës në Dibër , fëmijërinë e ka kaluar në Bulqizë ku ka krijuar dhe njohjet me Besnik Sulkun me të cilin më pas u kthyen në armiq të përbetuar. Së fundmi jetonte në Laprakë.
Dy vëllezërit Besnik dhe Durim Sulku ky i fundit e kishte ndryshuar sëfundmi mbiemrin në Sula janë nga Fshati Vajkal i Bulqizës dhe prej vitesh jetonin në Rrugën e Durrësit në Tiranë.
(a.n/News24/BalkanWeb)
