Forma kalon, por klasi mbetet i përhershëm. Këtë e ka vërtetuar së fundmi edhe ish-futbollisti i Interit, Wesley Snajder. 33-vjeçari i cili nuk gjeti hapësira në Francë, në janar u transferua në Katar te skuadra e Al Gharafa, aty ku së fundmi ka shënuar një gol prej jashtëtokësori.
Në ndeshjen ne kampionat kundër Qatar SC, mesfushori holandez ka realizuar një perlë nga 35 metra, duke i befasuar të gjithë.
Snajder mbahet mend me skuadrën e Inter, aty ku jo pak prsinin që në vitin 2010 të merrte “Topin e Artë”, pasi fitoi ‘tripletën’ me zikaltërit, por kjo nuk ndodhi.
(e.k/BalkanWeb)