Pas dy barazimeve dhe një humbjeje, zikaltërit kthehen te fitorja dhe shkojnë në kuotën e 63 pikëve. Zikaltërit kanë fituar me rezultatin 4-0 ndaj Cagilarit. Golat për zikaltërit i shënuan Cancelo, Icardi, Brozovic dhe Perisic.
Inter ndodhet përkohësisht në vendin e 3-të në renditje, 2 pikë më shumë se Lacio dhe Roma, të cilat do të luajnë nesër përkatësisht ndaj Fiorentinës dhe Genoas.
(i.ç/BalkanWeb)
