Ambicioze, e vendosur dhe me shumë dëshirë për të shkëlqyer. Dikush thotë që do të jetë Lady D e re dhe fakt është që të gjithë janë fokusuar tek Meghan Markle. Në 19 majin që vjen ish aktorja do të martohet me princin Harry.
Ajo po përgatitet për eventin duke u kujdesur për të përmirësuar imazhin e saj.
Ndër të tjera shtypi tregon për jetën e saj private dhe zbulon sekrete. E përjavshmja Chi ka publikuar disa imazhe nga fëmijëria e Meghan, që nga çerdhja tek fotot në shesh xhirim me babain.
(da.xha/BalkanWeb)








