Nëse i shikon në pamje të parë, ato duken mjaft të ndryshme nga njëra-tjetra, edhe pse janë motra me vetëm dy vite diferencë. Edhe vetë e pranojnë se janë të ndryshme, por ato i bashkon dashuria e madhe që ndjejnë për njëra-tjetrën. Po shkruajmë për dy motrat e njohura Kakeli, të cilat i karakterizon një humor, dhe çiltërsi në ekran, që rrallëherë e kemi parë tek dy vajza të njohura.
Të ftuara sot tek Rudina, dy motrat e njohura na kanë rrëfyer marrëdhënien e tyre të ngushtë që kanë që fëmijë, pasi janë rritur si binjakë, pasi Mikela është vetëm 2 vite më e madhe se Erjona. Dy motrat e famshme, përveç se janë të ndryshme në karakter, ato kanë zgjedhur të ndjekin edhe profesione të ndryshme. Erjona është një aktore e talentuar, ndërsa Mikela i është përkushtuar sporteve të rrezikshme. Nëse ju e mbani mend, ajo ka qenë edhe banore në Big Brother. Sot ajo ka vendosur të bëjë sërish aventuara, duke e marrë ndonjëherë me vete edhe të motrën Erjonën. Ato janë me fat pasi edhe kanë edhe një motër të tretë. Në studio me Rudinën, vajzat janë surprizuar edhe nga motra e tyre Denada e cila i ka përlotur vajzat, duke i shprehur gjithë dashurinë që ndjen ajo si motra e tretë e familjes.

Pas mesazhit të Denadës, një tjetër suprizë nga Rudina ka prekur më së shumti, Erjonën. Bashkëshorti i saj Salsano Rrapi përmes një video mesazhi ka përcjellur disa fjalë zemre me humor sigurisht, për gjysmën e tij, por edhe për kunatën. “Dua të të kërkoj ndjesë për ndonjë gabim që mund të bëj Erjona. Tani jam futur në kurs pa merak. E kam bërë edhe pazarin. Të dua shumë”,-është shprehur me humor por edhe me dashuri Salsano.

Ndërsa për kunatën, Salsano ka thënë fjalë që nuk i dëgjon shpesh nga bashkëshorti i motrës, shkruan classs. “Mikela është një dhe e vetme në këtë botë. Rrallëherë takon njerëz të tillë në jetë. Të dua shumë si shoqe dhe si kunatë”,-i ka thënë Salsano-Mikelës. Vajzat janë emocionuar shumë nga ky mesazh, dhe Erjona madje është përlotur pasi nuk e priste një surprizë të tillë nga bashkëshorti i saj.

(BalkanWeb)
