Salsano Rrapi u rikthye në skenën e “Dancing With The Stars”, por këtë herë si partneri i Atalanta Kërçykut. Dikur një ish-konkurrent i programit të kërcimit, mbrëmjen e sotme performanca e Salsanos u pëlqye nga anëtarët e jurisë. Kimia që kishin me njëri-tjetrin në kërcim u vlerësua pozitivisht në ‘DWTS’. Por duke marrë vlerësimet maksimale të jurisë, Salsano i tha Valbonës: “Bona, ti e di që ne të duam shumë…“

“Pse kush e ka vënë ndonjëherë në dyshim këtë?” – ishte pyetja retorike e Valbona Selimllarit, por Salsano vendosi të lërë me kaq.

Mesazhi “me kod” i Salsanos, me siguri i drejtohej Valbonës për shkak të deklaratës së saj të fundit për imitimin nga Xhemi Shehu në “Portokalli”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: