TIRANE- Një zjarr ka përfshirë ashensorin e një pallati në zonën e ‘Myslym Shyrit’ në Tiranë.
Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkaWeb” se zjarri ka rënë në kabllot elektrike të ashensorit që ka ndaluar në katin e parë. Në ato momente nuk ka pasur njeri në ashensor.
Zjarrfikësja e njoftuar nga qytetarët ka mbërritur në vendngjarje dhe ka bërë të mundur neutralizimin e flakëve.
Pas fikjes së zjarrit, ashensori ka dalë jashtë përdorimit. Vijojnë hetimet për zbardhje e plotë të ngjarjes.
(d.d/BalkanWeb)