Karriera e Jose Mourinho-s është padiskutim një ndër më të suksesshmet që një trajner mund të ketë. Kjo e ndikuar edhe nga futbollistët që ai ka patur në dispozicion.
Gjatë gjithë karreirës së tij portugezi ka patur mundësinë të drejtojë talentet më të mëdhenj të këtij sporti, herë duke i kërkuar e herë duke i gjetur në skuadrën e radhës që drejtonte.
Por siç e dimë në futboll nuk ka vetëm suksese, madje dështimet janë një pjesë e rëndësishme e tij. Por kush janë gabimet e Mourinho-s? Më poshtë do ju rendisim një formacion të tërë të cilin Jose e ka përbuzur, me futbollistë që në një kohë tjetër janë shndërruar në protagonistë me ekipet e tyre.
1-Mourinho la në stol kapitenin dhe legjendën e Real Madrid, Iker Casillas
2-Mourinho nuk i besoi mbrojtësit Filipe Luis, i cili po luan shkëlqyeshëm me Atletico Madrid
3-Ezequiel Garay ishte nga të larguarit e parë nga Reali kur Mourinho mori drejtimin e madrilenëve. Sot, mbrojtësi argjentinas është i pazëvendësueshëm te Valencia
4-David Luiz u largua nga Chelsea për tek PSG pasi Mourinho nuk po i besonte më
5-Mbrojtësi më i mirë i Southampton u largua nga dera e pasme e Chelsea
6-Mourinho nuk besoi te Leonardo Bonucci, i cili te Juventusi fitoi 6 tituj kampion radhazi
7-Mourinho nuk i dha besim Oriol Romeut. Mesfushori spanjoll sot është titullar i padiskutueshëm te Southampton
8-Juan Mata u largua nga Chelsea prej Mourinhos, por te Manchester United duket sikur të dy kanë gjetur gjuhën e përbashkët
9-Kevin de Bruyne shkoi shumë i ri te Chelsea dhe Mourinho nuk i dha minuta. Belgu është ylli i Manchester City, kampionit të freskët të Anglisë
10-Mohamed Salah u skartua nga Mourinho, sot po flitet se mund të fitojë Topin e Artë
11-Mourinho nuk i dha minuta te Chelsea, por Romelu Lukaku sot është një nga sulmuesit më të mirë në botë
(e.k/BalkanWeb)