TIRANE– Kompania ndërkombëtare ‘Gulf Oil’ ka reaguar ne lidhje me skemën e mashtrimit në Shqipëri duke hequr përgjegjësinë nga vetja.
Zëvendëspresidenti i grupit ‘Gulf’, Frank Rutten deklaroi se kompania ka përfunduar marrëdhënien me partnerin shqiptar ‘Sun Petroleum’ për shkak se kjo e fundit nuk i ka paguar tarifën e licencimit.
“Kjo është një situatë për të ardhur keq. Por duhet të kuptohet që ‘Sun Petroleum’ është një kompani e pavarur, të cilës ne i kishim dhënë licencën për të tregtuar karburant nën markën ‘Gulf’ ashtu siç kemi bërë me shumë kompani të tjera nëpër botë”, deklaron Frank Rutten, Zv/President i ‘Gulf Oil International’.
Sipas Rutten, e gjitha skema e mashtrimit me kuponat e parapaguar që iu shitën konsumatorëve shqiptarë është bërë pa dijeninë dhe pa miratimin e ‘Gulf ‘nga partneri shqiptar ‘Sun Petroleum’.
(d.d/BalkanWeb)